E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari/ Votohet sot per zgjedhjet presidenciale dhe bashkiake

Qendrat e votimit në Bullgari u hapën sot në orën 06:00 për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe bashkiake, ku partia konservatore GERB e kryeministrit, Boiko Borissov, është favorite sipas sondazheve.

Afro shtatë milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë për pasuesin e presidentit socialist, Georgi Parvanov, e cili përfundoi dy mandate pesëvjeçare dhe nuk mund të zgjidhet më. Kreu i shtetit bullgar ka funksione gjerësisht përfaqësuese. Ai është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe përfaqëson vendin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Tre kandidatët kryesorë, konservatori Rosen Plevneliev, socialistit Ivailo Kalfin dhe ish-komisionerja europiane Meglena Kuneva, e pavarur, kërkojnë një integrim më të mirë të Bullgarisë në Bashkimin Europian.

Bullgarët zgjedhin gjithashtu në proporcional 264 këshilltarë bashkiakë, ndërsa kryetarët e bashkive dhe të komunave do të zgjidhet në një proces me dy raunde.

Koincidenca e zgjedhjeve presidenciale me ato bashkiake pritet të favorizojë pjesëmarrjen, që mund të arrijë 60 për qind, sipas sondazheve.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›