Sanad al-Sadek al-Ureibi Gedaffin e vrava une
“Unë jam ai që vrau Gedafin”. Kështu nis videoja e publikuar në "You tube" ku shfaqet 22 vjecari Sanad al-Sadek al-Ureibi, i cili thotë se ai ëshët personi që kapi kolonelin dhe e goditi me 2 plumba në kokë.
"I kam shkrepur dy plumba, por ai nuk ndërroi jetë menjeherë. Pas gjysëm ore ai dha shpirt", tregon al-Ureibi në videon amatore.
22-vjecari kishte braktisur brigadën e tij në Bengazi për të luftuar në Misrata, brigadat e të cilëve ishin nisur të enjten në mëngjes për të cliruar Sirtën.
Një unazë ari dhe një xhaketë, të cilat mendohen se i takonin Gadafit tregohen në kamera nga Al-Ureibi. Në unazë duket emri i shkruar i gruas së ish-diktatorit, Safije, si dhe viti i martesës së tyre 1970.
22 vjecari thotë në video se Gadafi u kap në një rrugë dhe se ishte i shoqëruar me disa femijë dhe vajza. "Ai mbante një kapele dhe ne e njohëm nga flokët dhe më pas kuptuam se ishte ai", tregon al-Ureibi.
“E neutralizova duke i`a marrë pistoletën dhe e kapa me pas prej duarve. E godita me shuplake, dhe ai mu përgjigj se unë jam djali i tij. Atëherë e kapa nga flokët dhe e shtriva përtokë", përshkruan ngjarjen kryengritësi i ri.
“Ndodhi një zënkë me bashkëluftëtarët tanë nga Misrata, për arsye se ata dëshironin që Gadafi të qëndronte atje”, thote al-Ureibi “por në këtë moment unë e godita me dy plumba në kokë dhe i mora nga dora edhe pistoletën e artë.”
Edhe pse ende nuk është e qartë nëse bëhet vërtetë fjalë për vrasësin e Gedafit apo është thjeshtë një nga videot e shumta që mund të publikohen në këtë pikë të ngjarjes, e gjithë deklarata e 22 vjecarit hedh poshtë fjalët e kryeministrit Libian, Mahmud Xhibril i cili deklaroi zyrtarisht se Gedafi mbeti i vrare nga luftimet.