Perfundon autopsia e trupit te vrare te Gedafit
Ka përfunduar autopsia e trupit të vrarë të ish kolonelit Libian Muamar Gedaf.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters e cila ndër të tjera citon një nga mjekët e pranishëm gjatë autopsisë që thotë se “kemi punuar gjatë gjithë natës dhe autopsia mbi trupin e Gadafit ka mbaruar”.
Mjeku ka folur në kushte anonimati duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me përfundimet e autopsisë.
Autopsia është kryer në një morg në qytetin e Misratas rreth 200 km në lindje të Tripolit, ndërsa pritet që pas ketij procesi trupi të rikthehet sërish në një “frigorifer” të vjetër në qytetin e Misratas, ku do të mund të shihet nga publiku.