Madoff, më shumë akuza për fi nancierin mashtrues
Me futjen në burg të mashtruesit Madoff, tashmë
vëmendja është kthyer te bashkëpunëtorët e mundshëm
të skemës së tij 50 miliardë dollarëshe. Vetë Madoff
deklaron vazhdimisht se ai ishte i vetmi person që kishte
akses te shuma e parave, por dyshimet janë për persona
të tjerë të përfshirë në këtë aferë. Një tjetër pikë ku hetuesit
e kanë përqendruar punën është edhe mundësia për të
shpëtuar ç‘mund të shpëtohet nga shumat e mëdha të
parave të skemës. Pritet që shumë shpejt numri i akuzave
ndaj Madoff të rritet ndjeshëm për procesin gjyqësor që
do të hapet në qershor. Të enjten në gjykatë, Madoff tha
se familjarët e tij dhe kolegë të tjerë që kishin punuar me
të dinin që bëhej fjalë për një biznes të ligjshëm dhe fi timprurës.
Skema e tij fi nanciare mashtruese ishte ndër më
të mëdhatë që kishte funksionuar prej vitesh në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës e pashqetësuar nga strukturat
mbikëqyrëse apo rregullatorët fi nanciarë të shtetit. Në listën
e personave që ia kishin besuar milionat e tyre Madoff
kishte shumë njerëz të famshëm e të pasur që nuk e dinin
se çfarë loje po luhej në kurriz të parave të tyre. Për sa i
përket mundësisë së nxjerrjes së parave nga skema, pritet
që të nxirret vetëm një pjesë e vogël prej tyre, pasi deri
tani ato rezultojnë të humbura. Mes viktimave të Madoff
nuk janë vetëm pasanikët, por edhe njerëz që kishin shitur
shtëpitë dhe i kishin futur paratë me përqindje shumë të
lartë në skemë. Kjo është edhe kategoria më e përvuajtur e
humbësve të cilëve tanimë nuk u ka mbetur në duar asgjë
tjetër veç kontratave që nuk kanë asnjë lloj vlere.