E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, policët me bluza false

Policia e Gjenevës është përfshirë në një skandal të sikletshëm, pasi departamenti i saj antimashtrim ka zbuluar se shefat kishin porositur fanella të falsifikuara me stemën e policisë dhe logon e EURO 2008. Departamenti antimashtrim ka zbuluar se kompania ku u prodhuan bluzat nuk kishte leje të përdorte logon e EURO 2008, por kishte mashtruar policinë. Si rrjedhojë, u ndalua shitja e fanellave për publikun, ndërsa ato do të jepen për bamirësi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›