E Diel, 1 Nëntor 2026

Kleriku i kishës: Lutje për kombëtaren

Ndërsa Polonia po bëhet gati për pjesëmarrjen e saj të parë në fazën finale të një Kampionati Evropian, kisha e këtij vendi me shumicën e shtetasve të fesë katolike, po i fton tifozët të luten për kombëtaren dhe të sillen mirë nëse do të udhëtojnë drejt vendeve organizatore. "Ne duhet t‘i mbështesim lojtarët tanë nëpërmjet lutjeve", deklaroi në gazetën "Polska" Eduard Plen, i cili është kapelani zyrtar i botës sportive në Poloni. "Është e rëndësishme që djemtë tanë të ndiejnë se nuk janë të vetëm dhe që kanë mbështetjen e të gjithë komunitetit katolik", vijoi ai. Plen gjithashtu i nxiti tifozët polakë, të cilët shihen si huliganë, të "ruajnë principet e 10 urdhëresave" kur të përballen me tifozët kundërshtarë. "Nuk duhet të harrojmë se ata që janë në anën tjetër nuk janë vetëm kundërshtarë, por edhe njerëz. Ai që e sheh me seriozitet besimin e tij nuk duhet t‘i urojë të keqen tjetrit", ishte apeli i Plen drejtuar komunitetit të tifozëve, duke kërkuar që ata të shkonin në kishë para ndeshjeve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›