Ish-basketbollisti, psikolog gjyqtarësh
"Xhaketat e zeza" në Kampionatin Evropian që do të startojë pas pak ditësh në Austri dhe Zvicër do të kenë në dispozicion edhe një psikolog. Bëhet fjalë për Matia Pifaretin, specialist i përgatitjes mendore në sport. "Në një aktivitet kaq të rëndësishëm si Euro 2008, tha ish-basketbollisti zviceran, gjendja psikologjike e aktorëve (arbitrat janë padyshim të tillë në futboll) është po aq e rëndësishme sa edhe gjendja fizike".