E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, e përplas makina, plagoset rëndë karrocieri 60-vjeçar

TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjeçari është shënuar mëngjesin e sotëm pranë ‘Misto Manes’ në kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranës, bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një karrocë, duke lënë të plagosur karrocierin, Sinan Mulleti, 60-vjeç.

Automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, pas aksidentit, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital, ku mësohet se gjendje e tij shëndetësore është e rëndë. Policia ka nisur punën për kapjen e drejtuesit të mjetit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›