E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra i thotë jo ndërtimeve të minareve

Zvicra i thotë jo minareve. sipas rezultateve të para të exit polleve, të bëra publike nga mediat vendase, raportohet se zvicerianët kanë miratuar propozimin e të djathtës për të ndaluar ndërtimin e minareve të reja në Zvicër. Votimi u mbyll në mesditë. Qeveria dhe parlamenti i Zvicrës më herët kishin hedhur poshtë kërkesën e Partisë Popullore që të ndaloheshin ndërtimet e minareve të reja, pasi sipas tyre kërkesa shkelte kushtetutën, lirinë e besimit dhe traditën e tolerancës, që karakterizon këtë vend. inisiativa ishte dhënë nga e djathta nacionaliste-konservatore. Në përfundim të një fushate të ndezur, votuesit u thirrën sot kërkoi sot që të vendosnin mbi iniciativën e diskutueshme e cila kërkon të ndalojë ndërtimin e minare të reja. Ndërkaq në një tjetër referendum të zhvilluar po sot, kërkohej të votohej për ndalimin e eksportit të materialit të luftës. Votimi është mbyllur në orën 12 të mesditës të së dielës dhe rezultatet përfundimtare pritet të dalin në orët në vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›