E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama kryemafioz! Akuzat? Detyrim moral

TIRANE-Me nje gjuhe te re akuzash, Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk do të heshtë kurrë para akteve të papranueshme të Edi Ramës.

Në një konferencë për shtyp nga selia e qeverisë, Berisha sqaroi arsyet e shtyrjes së Kongresit të Partisë Demokratike. Por pas pyetjeve të gazetarëve rreth akuzave që kreu i qeverisë i ka adresuar kreut të PS, Berisha nuk ka hezituar të përgjigjet se “nuk mund të heshtja para akteve të tilla”. Sipas Berishës, akuzat janë të dënueshme dhe tepër të rënda dhe se denoncimi që bëri para pak ditësh në sallën e Kuvendit është në mbrojtje të vlerave të shqiptarëve. “Kam bërë detyrën time në mbrojtje të nënave, bashkëshorteve dhe motrave shqiptare kundër dhunës në familje”, theksoi Berisha duke rideklaruar dhe njëherë disa prej akuzave. Ai përsëriti edhe një herë, se dakljet nudo të Ramës në plazhet publike nuk janë gjeste normale. “Asnje anetar i Partisë Socialiste nuk i pranon këto akte”, tha më tej ai.

Berisha e cilesoi Edi Ramen si aktorin kryesor qe po bllokon opoziten. Sipas kryeministrit Rama jo vetem qe po pengon hyrjen e se majtes ne Parlament, por duke parashikuar humbjen ne zgjedhje, tentoi mospjesmarrjen e PS ne zgjedhje.
“Edi Rama ka bërë përpjekjet më të jashtëzakoshme për të mos hyrë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Unë u jam shumë mirënjohës qeverive të vendeve mike për presionin që u bënë në kohën e duhur”.

Kryeministri Sali Berisha gjithashtu ka akuzuar kreun e PS, Edi Rama se është kryemafiozi i kryeqytetit. Në vazhdim, ai tha se vetëm Mafies nuk i intereson anetarësimi në BE, vetem Mafia nuk do bashkëpunim me ndërkombëtarët, ndaj darët e ligjit do të bien në dhëmbët e mafiozëve.
"Rama, -theksoi Kryeministri Berisha,- kryeson Mafien e kryeqytetit, një nga më të rrezikshmet. Ai është shefi i lavatriçeve të parave te pista, nderkohe që ka lidhje me bandat kriminale".
Berisha ka ritheksuar dhe njëherë se do ti shkulë në emër të ligjit dhëmbët dhe dhëmballët e krimit të organizuar. “Mafia ka vetëm interesa personale, theksoi Berisha duke vënë në dukje disa prej interesave të Ramës.

Ndërkohë Sali Berisha ka lajmëruar për shtyrjen e Kongresit të Partisë Demokratike për në 14 dhjetor. Sipas tij, shtyrja bëhet për një qëllim konkret që është ai i vizitës në Vatikan që do të bëjë kryeministri i Shqipërisë ku do të takojë Papa Benediktin e XVI.

Berisha: Do zëvëndësoj deputetët e PS
Mospjesmarrja e deputetëve socialistë në Kuvend për Berishën nuk përbën problem. Kryeministri deklaroi sot se në përfundim të afatit 6 mujor nga mungesa e deputetëve të PS, sipas ligjit emra të rinj do hyjnë në Kuvend. Me këtë deklaratë, Berisha tregoi dhe njëherë se i shpërfill këkesat e PS për hapjen e kutive.
“Kushtetuta dhe ligji do të zbatohen, deputetët do të zëvëndësohen. Janë të mirëpritur të zgjidhen ata që e meritojnë. Rama po mban jashtë 64 deputetë”. Lidhur me ftesat për bashkëpunim me opozitën, Berisha tha se "ne përsërisim ftesën për bashkëpunim".  

Berisha: Gramoz Ruci veshi minifund
Akuzat ndaj Edi Ramës në gojë të Berishës sot vazhduan dhe për një nga emrat e vjetër të PS, Gramoz Rucin. Berisha tha se Ruci u tremb nga revolta në vitin 1997 dhe u vesh si grua dhe mori rrugët në Greqi. “Po po u vesh si grua. Dhe jo fustanellë, por veshi minifund dhe shkoi maleve në Greqi”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›