E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna e Edi Ramës pyetet për akuzat e Berishës

TIRANE-Në të njëjtën kohë që kryeministri Sali Berisha akuzonte kreun e socialistëve për veprime të pamoralshme, Aneta Rama, nëna e Edi Ramës është shfaqur sot ne mesdite krah djalit të saj në një ceremoni të organizuar nga i biri me rastin e Ditës së Clirimit.
Me dorën e hedhur në supat e nënës, Edi Rama ka kaluar para mediave të cilat janë treguar të interesuara të shkëpusin një koment nga Aneta Rama që rrallë shfaqet në publik së bashku me të birin. E pyetur sesi do ti përgjigjej Berishës për akuzat ndaj familjes Rama qe ditet e fundit kane mbushur shtypin, Aneta nuk pranoi të deklarohet “Nuk dua të flas për këtë”. Nëna e Edi Ramës theksoi se sot për të ka rëndësi Dita e Clirimit, festa e 29 Nëntorit duke mos shtuar asnjë deklaratë tjetër. “ Unë sot kam ardhur të nderoj dhe respektoj kujtimin e vëllait tim që e kam dëshmor. Me këtë rast uroj gjithe familjet e dëshmorëve!.

Aneta Rama ka reaguar vetëm njëherë ndaj akuzave të Berishës. Në një letër të zbardhur para pak ditësh nga Gazeta Shqiptare, në vitin 2002, kur Berisha ishte në opozitë, Aneta i kërkoi të mos përlyente me shpifje emrin e familjes së saj të nderuar.

Edi Rama së bashku me nënë e tij përkujtuan sot në një lokal të Tiranës Ditën e Clirimit ku mbajti dhe nje fjalim. Rama theksoi se 29 nëntori është data e vetme e Clirimit, pavarësisht se këtë vit e gjeti Shqipërinë në kohë jo demokratike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›