E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juncker-Athinës:Do ndërpresim ndihmat nëse nuk zbatohen reformat

Ndërsa Greqia po përpiqet të arrijë një marrëveshje me kreditorët privatë dhe trojkën, shefi i grupit të eurozonës Jean-Claude Juncker, ka kërcënuar Athinën zyrtare për rrezikun e dhënies fund të ndihmave nga Bashkimi Europian.
Nëse Athina nuk mund të zbatojë reformat e nevojshme, atëherë ajo nuk mund të presë që ti ofrohen shërbime solidariteti nga vendet e tjera, tha Juncker për revistën "Der Spiegel". Sipas Juncker mundësia e vetme për grekët është që të tregonin muskujt në momentin kur u shfaq paraliza. Ndërkohë situata në shtetin helen nuk është aspak e mirë.
Athina duhet të përfundojë bisedimet me huadhënësit që të përfitojë ndihmat prej 130 miliard euro, në të kundërt vendi në muajin mars duhet të shpallë falimentimin.
Edhe ministry I financave Evangjelos Venizelos pas përfundimit të bisedimeve gjatë disë së shtunë tha se partnerëve europianë poi u mbaron durimi. Venizelos pralajmëroi se vendi është në buzë greminës, ndërsa theksoi se bisedimet janë të vështira.
Pika e fërkimit mes qeverisë greke dhe ekspertëve ndërkombëtare është ulja e pagave në sektorin privat si dhe rikapitalizimi i bankave. Bisedimet e Athinës me trojkën kanë ngecur mbi kërkesat e tyre për uljen e pagës minimale si dhe prejen e shpërblimeve. Propozimet janë kundërshtuar me forcë nga liderët e partive politike greke. Nga ana tjetër kryeministri Lukas Papadhimos në përpjekeje për të arritur një marrëveshje nisi bisedimet me liderët e partive që janë pjesë e koaliciont qeverisës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›