E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sytë nga Milan-Napoli

Nuk duhet të dramatizojmë situatën, nuk jemi kthyer në një skuadër të dobët brenda një jave. Eshtë ky mesazhi i Masimiliano Alegrit në konferencën për shtyp para ndeshjes me Napolin, ndaj të cilëve tekniku kërkon më shumë ekulibër në fushë, duke hequr dorë nga skema me 3 sulmues. Duhet të analizojmë humbjet dhe të përmirësojmë disa aspekte të lojës pasi hasim shumë vështirësi me skuadrat që mbyllen shumë në mbrojtje, sidhe duhet të minimizojmë gabimet në mbrojtje deklaroi trajneri kuqezi që në San Siro pritet të rikthehet në skemën me 2 sulmues e një fantazist që do të jetë Sedorf. Milani ka probleme dhe vështirësi në takimet direkte me rivalët (humbje me Interin, Juven, Lazion, Napolin) por Alegri e shikon ndryshe këtë situatë në ekip: Ky vëzhgim i mediave do të kalojë me kalimin e kohës, sepse ne kemi vetëm një pikë më pak në krahsim me sezonin e kaluar por llogaritë bëhen në fund dhe nuk ka rëndësi se me çfarë ekipesh i ke marrë pikët përfundoi tekniku kuqezi.

Ndërkohë, trajneri i Napolit Valter Maxarri, e vlerësoi maksimalisht sfidën e së dielës me Milanin në San Siro.  Me Çezenën pashë Napolin e zakonshëm edhe pse më vjen keq që kemi humbur pikë gjatë rrugës. Të dielën (sot) na pret një ndeshje përpara një plateje të rëndësishme. Do të na shërbejë për tu rritur ende dhe do të servir Napolin më të mirë, pasi do të gjejmë njëMilantë përqendruar pas humbjes me Lazion. Do të jetë një ndeshje e bukur sepse si ne ashtu dhe Milani, jemi 2 skuadrat e vetme të impenjuara në 3 fronte dhe kështu si ne dhe ata mund të humbim ndonjë pikë rrugës, deklaroi  Valter Maxarri.

Serie A Java XXII

Dje

Çezena Katania        U shty

Sot

Xhenoa Lacio           12:30

Kievo Parma                        15:00

Juventus Siena         15:00

Fiorentina Udineze  15:00

MilanNapoli            15:00

Novara Kajliari         15:00

Roma Inter               15:00

Leçe Bolonja            15:00

Palermo Atalanta     15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›