E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra ndan tre milionë për komunat

Qeveria e Zvicrës ka ndarë tre milionë euro për përkrahje në qeverisje lokale dhe reformash në decentralizim në komunat juglindore të vendit.

Faza e parë e këtij projekti ka filluar që në vitin 2007 në komunën e Kamenicës dhe Novobërdës, por ai do të përfshijë edhe 5 komuna të tjera ndër të cilat Hani i Elezit, Ranilluku, Kllokoti, Shtërpca dhe Kaçaniku.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Shpend Tërdevaj, ka thënë se kjo ndihmë e shtetit të Zvicrës erdhi pas studimit të fizibilitetit nëpër të gjitha komunat e vendit, transmeton RTK.

Projekti do të fokusohet në tri fusha: planifikimin dhe menaxhimin e burimeve, organizimin dhe ofrimin e shërbimeve komunale dhe bartjen e përvojave të ndërsjella.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›