Alarm i rremë për bombë tek TV “Alsat”-i
14/04/2010 Policia shoqëron tre persona të dyshuar për ngjarjen
Ngjarja vjen në një kohë kur pronar është Rezart Taçi
TIRANE- Nja alarm i rremë për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës dhe punonjësit e televizionit “Alsat” që ndodhet në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet. Ka qenë ora 11:15 kur një telefonatë anonime ka mbërritur në sallën operative të policisë, duke lajmëruar se brenda ambienteve të televizionit “Alsat” është vendosur një bombë, e cila shumë shpejt pritet të shpërthejë. Menjëherë pas këtij njoftimi, autoritetet policore kanë telefonuar drejtuesit e televizionit që të braktisnin ndërtesën, ndërkohë që me shpejtësi në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë anti-eksploziv. Në sajë të masave të marra, u realizuan kontrolle të imtësishme përreth një orë të ambienteve të brendshme, me ekspertë xhenier dhe njësinë anti – eksploziv, ku pas përfundimit të operacionit të kontrollit, rezultoi se alarmi i mbërritur përmes një telefonate anonime, ishte fals. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Tiranës, nga specialistët e Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit, janë duke punuar në drejtim të identifikimit të personit dhe zonës, nga ku është realizuar kjo telefonatë. Aktualisht në polici janë shoqëruar tre persona si të dyshuar për ngjarjen, por pas marrjes së deklarimeve policia vendosi që t’i lerë sërish të lirë. Burime policore konfirmuan se telefonata është kryer nga një kabinë telefonikë në rrugë. Pak javë më parë ky televizion ndërroi pronësi.
Pronari i televizionit “Alsat”, Rezart Taçi dhe drejtoresha e këtij televizioni Eni Vasili, janë marrë në pyetje nga policia. Kjo e fundit ka ngritur dyshimet se ngjarja është inskenuar nga persona që janë në konkurrencë me biznesmenin Rezart Taçi, me qëllim dëmtimin e biznesit të tij. Pak kohë më parë biznesmeni i “Armo”-s u bë protagonist i rrahjes së gazetarit Mero Baze.
Precedenti
Çanta e zezë tek “Siri Kodra”
Pak kohë më parë, rruga “Siri Kodra” u vu sërish në qendër të vëmendjes ku një telefonatë anonime njoftoi se brenda një çante të braktisur ndodhej një bombë, e cila do të shpërthente. Menjëherë pas saj, në vendin e ngjarjes shkuan efektivat e Patrullës së Përgjithshme, të cilët konfirmuan se trotuarin e rrugës “Siri Kodra” ndodhej e braktisur një çantë e zezë. Kjo bëri që policia ta marrë të mirëqenë mesazhin e telefonuesit, dhe në drejtim të vendit të ngjarjes të dërgojë ekspertët anti-eksploziv. Pas ndërhyrjes së këtyre të fundit, u konstatua se brenda në çantë nuk kishte bombë, por disa vegla pune.