E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dhe Kosova dakordohen për kthimin e 14 mijë refugjatëve

Gjermania dhe Kosova kanë rënë dakord për kthimin e rreth 14 mijë refugjatëve në Kosovë, transmeton AFP.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka thënë pas takimit me homologun kosovar Bajram Rexhepi se nuk janë planifikuar "deportime masive".

Por, Maiziere tha se Berlini do të vazhdojë me politikat e "kthimit progresiv të njerëzve", të cilët kanë ikur nga luftimet në Kosovë. /rel/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›