Zv/kryeministri Haxhinasto në Vjenë: “Reforma Zgjedhore do përfundojë në kohë”

Zv/kryeministri dhe ministri i Punёve tё Jashtme, Edmond Haxhinasto, filloi takimet e tij në Vjenë me Sekretarin e Pёrgjithshёm tё OSBE-sё, Ambasadorin Lamberto Zannier. Haxhinasto bёri njё pasqyrё tё ecurisё sё procesit tё integrimit evropian tё Shqipёrisё dhe njohu Sekretarin e Pёrgjithshёm me raportin e progresit tё sapo publikuar nga Komisioni Evropian. Duke pёrsёritur gatishmёrinё e plotё tё Qeverisё sё Shqipёrisё pёr tё pёrmbushur prioritetet e lёna nga ky raport, Haxhinasto u ndal tek domosdoshmёria e pёrfundimit nё kohё tё reformёs elektorale. Ai shprehu qëndrimin e Qeverisё qё reforma tё kryhet nё pёrputhje me rekomandimet e raporteve tё ODIHR-it, tё viteve 2009 dhe 2011 dhe nёnvizoi se ky proces kёrkon angazhimin e tё gjitha forcave politike. Duke falenderuar ODIHR-in pёr vёzhgimin e zgjedhjeve vendore dhe raportin pёrfundimtar, Z. Haxhinasto mirёpriti mbёshtetjen teknike tё ODIHR-it dhe Komisionit tё Venecias nё procesin e reformёs zgjedhore. Ambasadori Zannier u shpreh se raporti i progresit duhet konsideruar si njё mundёsi e pёr tё nxitur dialogun politik rreth çёshtjeve qё parashtrohen aty dhe ripёrsёriti gatishmёrinё e OSBE-sё pёr tё mbёshtetur procesin e reformёs zgjedhore nё Shqipёri. Bashkёbiseduesit ndanё tё njёjtim mendim pёr nivelin shumё tё mirё tё marrёdhёnieve mes Shqipёrisё dhe Pranisё sё OSBE-sё nё vendin tonё dhe vlerёsuan rolin e rёndёsishёm tё OSBE-sё, nё mbёshtetje tё prioriteteve tё Qeverisё shqiptare nё procesin e integrimit europian. Ata shprehёn angazhimin për tё vazhduar bashkёpunimin e ngushtё nё fusha tё rёndёsishme prioritare pёr Shqipёrinё, tё cilat i shёrbejnё rritjes sё standardeve tё vendit. Duke vlerёsuar rolin e OSBE-sё nё garantimin e sigurisё sё hapёsirёs euroatlantike, veçanёrisht nё promovimin e tё drejtave the lirive themelore tё individit, z. Haxhinasto u shpreh se Shqipёria ёshtё e interesuar tё rrisё kontributin e saj nё OSBE. Nё kёtё kuadёr, ai e njohu Ambasadorin Zannier me objektivin e Shqipёrisё pёr tё kryesuar OSBE-nё nё njё kohё tё pёrshtatshme nё tё ardhmen e afёrt, gjë që u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE. Ky i fundit falenderoi Z. Haxhinasto pёr pjesёmarrjen aktive dhe zёrin e Shqipёrisё nё punёt e Organizatёs. Zannier theksoi se vendi ynё mund tё kontribojё nё proceset e demokratizimit tё Afrikёs sё Veriut, me anё tё shkёmbimit tё pёrvojёs dhe praktikave mё tё mira tё pёrftuara gjatё tranzicionit tё Shqipёrisё. Haxhinasto dhe Zannier diskutuan mbi zhvillimet e fundit nё Ballkanin Perёndimor dhe Kosovё. Nё kёtё kuadёr, Ministri Haxhinasto pёrshёndeti vendimin e Komisionit Evropian pёr fillimin e dialogut rreth liberalizimit të vizave pёr Kosovёn nё hapёsirёn Shengen. Zannier vlerёsoi politikёn e moderuar dhe konstruktive tё Shqipёrisё nё Ballkanin Perёndimor dhe siguroi se OSBE do tё vazhdojё angazhimin e saj pёr paqen dhe stabilitetin afatgjatё tё rajonit tonё. Haxhinasto – Spindelegger: Austria, një nga tre vendet e para për sa i përket investimeve të huaja në Shqipëri/Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim dypalësh me homologun austriak, zv/kancelarin dhe me ministrin Federal të Punëve të Jashtme, z. Michael Spindelegger. Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, progres raportin për Shqipërinë, integrimin e Shqipërisë në BE, zhvillimet në rajon e Kosovë, etj. Gjatë takimit, Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe theksoi se bashkëpunimi politik është në nivelet më të larta. Austria është një nga tre vendet e para për sa i përket investimeve të huaja në Shqipëri, duke shënuar një bazë të sigurt për një rritje të mëtejshme të investimeve austriake direkte në Shqipëri. Në këtë kuadër, z.Haxhinasto theksoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të zhvillohet edhe më tej në të ardhmen. Në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin shumëpalësh. Bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në këtë drejtim si dhe për mbështetjen reciproke të kandidaturave në organizata ndërkombëtare. Në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë që ekziston midis dy vendeve dhe në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto i kërkoi homologut austriak mbështetjen për të mundësuar dërgimin e shpatës dhe përkrenares së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Zv/kancelari dhe Ministri i Punëve të Jashtme vlerësoi arritjet në Shqipëri dhe siguroi edhe një herë për mbështetjen e palëkundur të Austrisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shprehu dëshirën për ta parë sa më shpejt si vend anëtar i BE-së. Ministri Haxhinasto, duke iu referuar progres – raportit për Kosovën vlerësoi nisjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, si një shenjë pozitive për gjithë proceset integruese evropiane të Kosovës dhe pjekurisë së institucioneve kosovare.
...