Zv/kryeministri Haxhinasto takon Sekretaren amerikane të Shtetit, si dhe homologët e Maqedonisë, Greqisë e Rumanisë

Në kuadër të punimeve të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më datë 20 shtator 2011
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim me Sekretaren amerikane te Shtetit, Hillary Klinton Ndërsa vazhdon vizitën e tij ne SHBA, ne kuader te punimeve te Asamblesë se Përgjithshme te OKB ne Nju Jork, Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki. Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet në rajon. Në fillim të takimit Ministri Haxhinasto e uroi homologut e tij për marrjen e detyrës si Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë. Dy ministrat e Jashtëm konfirmuan vullnetin për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fushat me interes të përbashkët. Gjatë takimit u theksua ekzistenca e një vullneti të qartë politik nga të dy palët për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e transportit, energjetikës, çështjet konsullore, hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërtimin e linjës së përbashkët të interkonjeksionit ndërmjet dy vendeve etj. Gjithashtu, Ministri Haxhinasto takoi Ministrin e Jashtëm Stavros Lambrinidis, i cili edhe njëherë deklaroi se Greqia është mbështetëse e forte e integrimit te Shqipërisë ne BE. Ndërsa Haxhinasto ne këtë takim tha se palët kane vullnet te përbashkët te trajtojnë te gjitha çështjet me interes te ndërsjellët. Ai shtoi se Shqipëria respekton legjislacionin ndërkombëtar për minoritetet. Ministri Haxhinasto takoi dhe Ministrin e Jashtëm te Rumanisë, Teodor Baconschi. Dy zyrtaret ranë dakord se Shqipëria dhe Rumania kane marrëdhënie shume te mira. Ministri Haxhinasto i kërkoi Rumanisë te mbështesë integrimin ne rajon te Kosovës.
...