E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth 10 milionë lekë, kostoja e zgjedhjeve të pjesshme

KQZ miraton vendimin për strukturën e shpenzimeve për zgjedhjet e 15 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi paraditen e djeshme strukturën e shpenzimeve buxhetore për këtë proces zgjedhor që do të mbahet në pesë njësi vendore në disa qarqe të vendit. Kostoja financiare e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 15 nëntorit parashikohet të jetë rreth 9.606.746 lekë.

Sipas vendimit, totali i shpenzimeve i detajuar sipas zërave parashikon shpenzimet për pagat e personelit të përkohshëm, shpërblimin për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të Votave.

Gjithashtu, në këtë buxhet përfshihen dhe shpenzime për materiale specifike, si për prodhimin e fletëve të votimit, të materialeve për shtypshkrime, shërbime transporti, udhëtime, dieta etj. Zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit do të mbahen në pesë njësi vendore të vendit, pas mbetjes vakante të postit të kryetarit të këtyre njësive, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›