Zv.kryeministri i Kinës Zhang, sot në Tiranë

Ditën e sotme mbërrin në Shqipëri zëvëndëskryeministri i Republikës Popullore te Kinës Deijang Zhang. Ai do të mbërrijë në Shqipëri ditën e enjte në orën 12:00 të drekës dhe do të qëndrojë në vendin tonë për tre ditë. Gjatë qëndrimit në vendin tonë pritet që të nëshkruhen 6 marrëveshje mes Kinës dhe vendit tonë. Ndërkohë vizitat do të rifillojnë në mëngjesin e ditës së premte me një takim me presidentin e Republikës zotin Bamir Topi, rreth një orë më vonë ai do të takohet me kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë në mbasditen e ditës së premte do të organizohet një pritje e orgnizuar nga Ambasada e Republikës së Kinës me rastin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, ku do të jetë i ftuar edhe presidenti i Republikës Bamir Topi. Dita e shtunë do të jetë dhe dita e nisjes së tij për në Kinë.