E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen 6 njësi të reja hetimore, Rama: Përqendrim tek lufta kundër korrupsionit

TIRANË - Gjashtë njësi të reja hetimi do të hapen në Tiranë dhe rrethe që do të merren me luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar. Kryeprokurorja Ina Rama duke prezantuar drejtuesit e rinj tha se lufta ndaj krimit është rruga për të qenë më pranë Bashkimit Europian.

"Këto njësi hapen në një kohë ku progres raporti vlerëson arritjen e njësisë të ngjashme në Tiranë dhe shpreh që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do punohet", tha Kryeprokurorja. Sipas saj, për të hyrë në BE lufta kundër krimit financiar dhe korrupsionit duhet të japë më shumë rezultat.

Më tej, Rama kërkoi bashkëpunimin e tatimorëve për të hetuar këto kategori të krimit. "Kjo punë është një sfidë, ndaj duhet punë, përkushtim dhe bashkëpunim", u shpreh ajo.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›