E Shtunë, 31 Tetor 2026

Likuiditetet bankare evropiane në krizë

Investitorët kanë venë në shënjestër sektorin bankar spanjoll, sepse Banka Qendrore Evropiane refuzoi të martën të shtrinte më tej programin e masave të veçanta të likuiditetit, që skadon të enjten e kësaj jave. Bankat në eurozonë, por veçanërisht në Spanjë,

janë gjendur në vështirësi këto javët e fundit për të siguruar financime likuide në tregjet financiare, ndërkohë që financimet ndërbankare kanë qenë pothuaj inekzistente. Lëvizja e diskutueshme, e quajtur absurde nga zyrtarët spanjollë, ka shpërndarë valë tensioni në tërë rajonin, dhe i ka rihedhur benzinë zjarrin të frikës mbi shëndetin e financave të rajonit. Indeksi FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesor evropiane u rrëzua 1,9 për qind të gjatë së martës, duke i humbur fitimet e siguruara një ditë më parë. Zemra e eurozonës e ndjeu forcën e kësaj rënieje. Indeksi gjerman DAX u zhyt poshtë 2,3 për qind, ndërsa ai francez CAC 40 humbi 2,7 për qind. Një ofertë speciale 6-ditore likuiditeti do ti shtyjë në kohë detyrimet bankare deri javën e ardhshme, kur edhe do të zbatohet oferta e rregullt 7-ditore e financimit.

Bankat evropiane, në test stresi
Më shumë se 100 banka evropiane nga të cilat 15 në gjermani do të kalojnë një stres test të dytë për të matur mënyrën e tyre të reagimit në situatë të goditjeve financiare. Vendimi për një raund të dytë të stres testit bëhet ndërkohë kur ekzekutivët e Bashkimit Europian dhe anëtarët e Bankës Qendrore Evropane, po u bëjnë presion vendet anëtare, që të testojnë më shumë banka nga sa kishin planifikuar më parë. Kjo është një përpjekje tjetër e bankës qendrore dhe politikë-bërësve për të fituar besimin e tregjeve. Në valën e parë të stres testit nga bankat gjermane u përfshinë vetëm  Deutsche Bank, Commerzbank dhe Bayern LB. Rezultatet e testit mbi këto banka do të bëhen publike në muajin e ardhshëm. Raundi i dytë i testimi për bankat evropiane, i propozuar nga Banka Qendrore Evropiane dhe nga Rregullatori Evropian për Sistemin Bankar, do të përfshijë kreditues që përfaqësojnë rreth 50% të totalit të aseteve bankare në vendet përkatëse anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas informacioneve, krerët e Bankës Qendrore Gjermane dhe të Rregullatorit Financiar, kanë caktuar një datë bisedimesh me kredituesit më të mëdhenj në vend për të diskutuar rezultatet e stres testit.

Last Updated on E Marte, 29 Qershor 2010 19:03

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›