Zv.ministri shqiptar i përgjigjet Greqisë: Ne jemi model, mund tu japim leksione
Zëvendësministri i Jashtëm shqiptar, Kreshnik Çollaku, i është përgjigjur homologut të tij grek, Dimitris Kurkulas, që e cilësoi si të papranueshme atë që po ndodh në Përmet me Kishën Ortodokse. Çollaku thotë se Shqipëria mund tu japë leksione vendeve të BE-së, me në krye Greqinë, për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare.
I pabazë pretendimi i zv ministrit të Jashtëm grek për respektimin e komuniteteve fetare në Shqipëri. Në çdo plan historik apo aktual, individual apo shtetëror, shqiptarët dhe Shqipëria kanë qenë e janë model i harmonisë e tolerancës ndërfetare…Në këtë plan, Shqipëria mund tu japë leksione harmonie e bashkëjetese fetare shumë vendeve të BE dhe ndër më të parëve, Greqise..., shprehet Çollaku./b.l