E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi reagon përSirinë: Ndërkombëtarët të veprojnë menjëherë

aldoQë prej emërimit të tij në Ministrinë e Jashtme, Aldo Bumçi nuk mbahet mend për ndonjë veprimtari diplomatike. Është mjaftuar vetëm me pritjen dhe përcjelljen e ndonjë ambasadori, apo me ndonjë deklaratë. Një të tillë e ka bërë edhe sot, në lidhje me zhvillimet në Siri. Bumçi kërkon reagimin e mënjëhershëm të ndërkombëtarëve, pas dyshimeve për përdorimin e armëve atomike.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë ndjek me shqetësim përkeqësimin e situatës në Siri, veçanërisht pas ngjarjeve të ditëve të fundit, ku raportohet të jenë përdorur lëndë helmuese luftarake kundër popullsisë civile në kryeqytetin e vendit, Damask.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë përdorimin e lëndëve helmuese luftarake kundër popullsisë civile dhe i bashkohet komunitetit ndërkombëtar që kërkon një veprim të menjëhershëm dhe të vendosur ndaj këtij akti të paprecedent dhe gjetjen e autorëve që kanë urdhëruar dhe realizuar veprime të tilla barbare, të cilësuara si krime kundër njerëzimit, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›