Zv/presidentja e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend

Më shumë foto, te GaleriaPartia
e opozitës shqiptare të kthehet në Parlament dhe të bashkëpunojë me qeverinë e
zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të mund të
garantohen reformat e nevojshme për Shqipërinë që ajo të marrë statusin e
vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Bruksel, 13 Shkurt NOA Një tjetër apel i
fortë ndërkombëtar ndaj opozitës që të futet në Kuvend, erdhi sot vetëm pak orë
pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve Rama-Berisha në selinë e
Presidentit.Opozita të kthehet në Parlament dhe ajo të
bashkëpunojë me Qeverinë, është thirrja e fortë që u lëshua para disa minutash
nga Roberta Angelilli, zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian.
Parlamenti Evropian, në rezolutën e miratuar
ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe
administrativ të procesit elektoral që u reflektua dhe në zgjedhjet e fundit
parlamentare, thekson Angelilli.
Në të njëjtën kohë, selia e Straburgut ka kërkuar
që opozita të mbyllë bojkotin e Parlamentit duke e ftuar të kryejë obligimin e
përfaqësimit të zgjedhësve të saj në Parlament, ka theksuar më tej, Roberta
Angelilli, duke folur sot mbi krizën politike në Shqipëri.
Bashkohem me deklaratat e formuluara nga z. Joseph
Daul, President i Grupit të Partive Popullore Europiane që ka kujtuar faktin se
është shumë e rëndësishme të kihet parasysh që vëzhguesit ndërkombëtarë që morën
pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të qershorit 2009, nuk evidentuan asnjë parregullsi
në procesin zgjedhor, - ka vijuar më tej, Roberta Angelilli.
Ajo që dua të them, - vijon Angelilli duke përmbyllur
deklaratën e saj, është që partia e opozitës shqiptare të kthehet në Parlament
dhe të bashkëpunojë me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët
shqiptarë, në mënyrë që të mund të garantohen reformat e nevojshme për Shqipërinë
që ajo të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
e.r/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Berisha:
Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatat
Rama: Hapja
e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi
Negociatat,
Berisha-Rama, tre orë bisedime nuk ndryshojnë qëndrimet
Topi:
Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë