Kërkime por dy peshkatarë në Liqenin e Shkodrës, njëri gjendet i vdekur
Shkodër, 13 Shkurt NOA Një burrë u gjet i
vdekur pak minuta më parë në liqenin e Shkodrës pasi disa orë më herët kishin
nisur kërkimet e forcave speciale me kërkesë të familjarëve.
Viktima është Kujtim Kurti, rreth 40 vjeç,
lindur e banues në Shkodër. Kërkimet e forcave të RENEA po vazhdojnë dhe për kushëririn
e tij Agim Kurti i cili gjithashtu dyshohet të jetë mbytur në liqenin e Shkodrës.
Dy kushërinjtë, tre ditë më parë ishin nisur për
peshk me një varkë në liqenin e Shkodrës por nuk ishin kthyer më dhe asnjë kontakt
nuk kishte që atë ditë me familjarët e tyre, përfshirë dhe me celular nuk kanë
arritur dot të lidhen.
Për këtë shkak, familjarët denoncuan në polici
dhe kërkuan ndihmën e tyre për të gjetur dy të zhdukurit.
r.d/r.b/NOA