E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta vizitë në Ljubljanë, pritet nga homologu i tij slloven

Tiranë, 12 shkurt, NOA - Ministri i Punëve të
Jashtme, Ilir Meta u prit nga homologu i tij slloven, Samuel , në kuadër
të një vizite zyrtare në Slloveni. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për agjencinë e
Lajmeve NOA, duke shtuar se në qendër të bisedimeve ishin thellimi i mëtejshëm
i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, procesi i
integrimit të Shqipërisë në BE, liberalizimi i vizave, si dhe roli që të dy
vendet luajnë në rajon.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme të
Sllovenisë pasi shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e Metës në Ljubljanë, i
vlerësoi marrëdhëniet mes Sllovenisë dhe Shqipërisë si të shkëlqyera, duke
veçuar se nuk ka asnjë çështje të hapur mes dy vendeve.

Në këtë kuadër,  bogar tha se hapja e ambasadës sllovene në
Tiranë, jo vetëm që tregon interesin e qartë për forcimin e marrëdhënieve
dypalëshe, por do të japë një kontribut konkret në ngritjen e bashkëpunimit
ekonomik mes dy vendeve në një nivel shumë më të lartë.

bogar gjithashtu shprehu vullnetin e
Sllovenisë për të rritur në mënyrë konkrete nivelin e shkëmbimeve tregtare dhe
për të inkurajuar interesin e investitorëve sllovenë në Shqipëri, veçanërisht
në fushat e energjetikës, infrastrukturës, transportit dhe telekomunikacioneve.

Nga ana e tij, Meta, pasi e falënderoi
homologun e tij për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë, shprehu kënaqësinë e tij
për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ndjenjat e miqësisë
tradicionale që ekzistojnë mes dy popujve.

Në këtë kuadër, ai shprehu mirënjohjen e qeverisë
shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë për
liberalizimin e vizave dhe në proçesin e integrimit Euro-Atlantik.

Meta theksoi se tashmë ka ardhur koha që të dy
vendet të angazhohen konkretisht për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha
fushat me interes të ndërsjelltë dhe se hapja e ambasadës sllovene në Tiranë
është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›