E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyra e PS-së u dogj nga pronari

 

“Më mirë e djeg sesa ta jap aq lirë me qira”. Kështu është shprehur një pjesëtar i ri i familjes Mema, i cili ka kundërshtuar ashpër vendimin e kryefamiljarit Hysen Mema për t’ia dhënë lokalin me qira kryetarit socialist të Xhafzotajt me një çmim simbolik. Pa u shuar jehona e këtyre kërcënimeve rreth orës 02 të mëngjesit të 2 qershorit, në mes të territ të natës shtabi socialist është përfshirë nga flakët. Autori është një anëtar i familjes së pronarit Hysen Mema. Policia e qytetit të Durrësit zbardhi ngjarjen, duke e cilësuar tërësisht ordiner shkakun e djegies, duke përjashtuar motivin politik. Prokuroria e regjistroi me urgjencë procedimin për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i K.Penal, por kjo akuzë tashmë nuk përbën kërcënim për autorin, pasi zjarrvënësi është njëkohësisht edhe pronar.                                o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›