E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaher, aksident me motor dhe traumë në kokë

Mikael Shumaher pësoi një aksident me motor gjatë testeve me Hondan 1000 CBR të skuadrës Holzhauer. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 po punonte në cirkuitin e Kartagjenës (Spanjë), në prag të fillimit të kampionatit gjerman në "Superbike". Motori i Shumit doli jashtë kontrollit dhe gjatë rënies ai përplasi kokën në asfalt, duke humbur ndjenjat. Piloti u transportua me urgjencë në spital, ku pas vizitave mjekësore u konstatua një traumë në kokë, lëndime në qafë dhe në kyçin e dorës së djathtë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›