E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishikimi i Holokaustit? Përse jo?

Përgjatë gjithë jetës sime, gjithmonë e kam kërkuar të vërtetën. Kjo është arsyeja pse u konvertova në katolik dhe u bëra prift. Dhe tani mund të them vetëm një gjë, të vërtetën për të cilën jam bindur. Ngaqë kuptoj se ka shumë njerëz të drejtë dhe inteligjentë, të cilët mendojnë ndryshe, tani duhet ta rishikoj dëshminë historike edhe një herë. E thashë të njëjtën gjë gjatë intervistës sime me televizionin suedez SVT: çështja është te dëshmia historike, jo tek emocionet. Dhe, nëse e gjej këtë dëshmi, do ta korrigjoj veten. Por, për këtë do të duhet kohë.

Si mund ta mohojë Holokaustin një katolik i edukuar?

E adresova këtë çështje në vitet 1980. Pata lexuar shkrime të ndryshme në atë kohë. Citova raportin Leuchter (një teori e diskredituar e dalë në vitet 1980, që thotë se dhomat e gazit të nazistëve ishin teknikisht jopraktike) në atë intervistë dhe për mua dukej bindëse. Tani më thonë se është hedhur poshtë nga shkenca. Kam planifikuar që ta hulumtoj këtë gjë.

Mund të shkoni vetë në Auschwitz...

Jo, nuk do të shkoj në Auschwitz. Kam porositur librin nga Jean-Claude Pressac. Quhet "Auschwitz: teknika dhe operimi i dhomave të gazit". Një kopje është duke m‘u dërguar dhe do ta lexoj e do ta studioj.

Shoqëria e Shën Piut X ka dhënë një ultimatum deri në fund të shkurtit. A nuk po rrezikoni të ndaheni nga ky grup?

Në Dhiatën e Vjetër, profeti Jonah u thotë detarëve kur anija e tyre është në rrezik: "Më merrni dhe më hidhni në det, kështu deti do të jetë i qetë me ju, sepse e di që për shkakun tim kjo stuhi është mbi juve". Shoqëria ka një mision religjioz, i cili po vuan për shkakun tim. Tani do ta hulumtoj dëshminë historike. Nëse nuk mendoj se është bindëse, do të bëj ç‘të mundem që t‘i shmangem dëmtimit të mëtejshëm të kishës dhe shoqërisë.

Ǒdo të thotë për ju heqja e shkishërimit nga ana e Papa Benediktit XVI?

Ne duam vetëm të jemi katolikë, asgjë tjetër. Nuk i kemi zhvilluar vetë mësimet tona, por thjesht po ruajmë gjëra të cilat kisha gjithmonë i ka dhënë mësim dhe i ka praktikuar. Dhe në vitet gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë, kur gjithçka pati ndryshuar në emër të këtij Këshilli (Këshilli i Dytë i Vatikanit), përnjëherë u bë skandaloze. Si rezultat, ne u shtymë për në skaj të kishës dhe tani që kishat e zbrazëta dhe priftërinjtë me moshë gjithmonë e më të madhe po tregojnë qartë se këto ndryshime ishin dështim, ne po kthehemi në qendër. Kështu ndodh me ne konservatorët: vërtetohet se kemi të drejtë, vetëm se duhet të presim aq sa duhet.

Njerëzit në Vatikan thanë se nuk të njihnin. A është kjo e vërtetë?

Shumica e kontakteve kalojnë nëpërmes peshkopit Fellay dhe Këshillit të Përgjithshëm dhe unë nuk jam anëtar i saj. Por tre nga katër peshkopët morëm pjesë në një darkë private me kardinalin Castrillon Hoyos në vitin 2000. Qëllimi i kësaj darke më shumë ishte që të njoftohemi me njëri-tjetrin, por ne gjithsesi folëm edhe për çështje teologjike e madje edhe për pak filozofi. Kardinali ishte shumë mikpritës.

Këshilli i Dytë i Vatikanit shihet si një nga arritjet madhështore të Kishës Katolike. Pse nuk e njihni tërësisht?

Absolutisht nuk është e qartë se çfarë duhet të njohim. Një dokument i rëndësishëm quhet "Gaudium et spes," apo Gëzim dhe Shpresë. Në të, shkrimtarët bëjnë rapsodi për aftësinë e turizmit masiv që t‘i bashkojë njerëzit. Por vështirë se mund të presësh nga një shoqëri konservatore që të përqafojë paketat turistike. Ajo diskuton për frikë dhe vështirësi. E pastaj përmendet një luftë nukleare në mes superfuqive. E shihni, shumicës së kësaj i ka kaluar koha. Këto dokumente të Këshillit gjithmonë janë të dykuptimta. Ngaqë askush nuk e dinte se çfarë saktësisht ishte kuptimi i tyre, gjithkush filloi të bënte atë që dëshironte shkurt pas Këshillit. Si rezultat i kësaj, ne kemi këtë kaos teologjik sot. Ǒduhet të njohim, dykuptimësinë, apo kaosin?

A jeni në fakt të vetëdijshëm se po e ndani kishën me pikëpamjet e juaja ekstreme?

Vetëm shkelja e dogmave, apo principeve të pagabueshme e shkatërron fenë. Këshilli i Dytë i Vatikanit deklaroi se nuk do të shpallë dogma të reja. Sot peshkopët liberalë sillen thuajse sikur është ndonjë lloj i superdogmës gjithëpërfshirëse dhe e përdorin si justifikim për diktaturë, apo relativizëm. Kjo është në kontradiktë me tekstet e Këshillit.

Pozita juaj ndaj judaizmit është kryesisht antisemitike...

Shën Poli ka thënë kështu: Hebrenjtë duhen për hatër të Atit Tonë, por armiqtë tanë, për hatër të Ungjillit.

A e keni seriozisht qëllimin që të përdorni traditën katolike dhe Biblën për të justifikuar antisemitizmin tuaj?

Antisemitizmi sot nënkupton shumë gjëra, për shembull kur dikush kritikon veprat e Izraelit në Rripin e Gazës. Kisha gjithmonë e ka kuptuar përkufizimin e antisemitizmit si refuzim të hebrenjve, për shkak të rrënjëve të tyre hebraike. Kjo dënohet nga kisha. Rastësisht, kjo vetë është e dukshme në një religjion, themeluesit dhe individët e rëndësishëm në historinë e hershme të të cilit ishin hebraikë. Por, gjithashtu, ishte e qartë, për shkak të numrit të madh të të krishterëve hebraikë në krishterimin e hershëm, që të gjithë njerëzve u duhet Krishti për të shpëtuar, përfshi edhe hebrenjtë.

Papa do të udhëtojë për në Izrael së shpejti, ku planifikon të vizitojë Memorialin e Holokaustit. A e kundërshtoni gjithashtu këtë?

Të bësh pelegrinazh në Tokën e Shenjtë është gëzim i madh për të krishterët. Dëshiroj për Atin e Shenjtë çdo të mirë në këtë udhëtim. Ajo që më brengos rreth Yad Vashem është se Papa Piu XII sulmohet atje, edhe pse askush nuk shpëtoi më shumë hebrenj gjatë periudhës naziste sesa ai. Për shembull, ai u dha certifikata të pagëzimit hebrenjve të persekutuar që t‘i mbronte nga arrestimi. Këto fakte janë shtrembëruar që të marrin kuptim tërësisht të kundërt. Përndryshe, shpresoj që Papa gjithashtu të ketë sy dhe zemër për gratë e fëmijët, të cilët u lënduan në Rripin e Gazës dhe se do të flasë në përkrahje të popullatës së krishterë në Betlehem, të cilët tani janë të ngujuar brenda.

Deklaratat tuaja kanë shkaktuar lëndime dhe fyerje të mëdha në botën hebraike. Pse nuk kërkoni falje?

Nëse kuptoj se kam bërë gabim, do të kërkoj falje. Kërkoj që secila qenie njerëzore të më besojë kur them se nuk kam thënë me qëllim asgjë të pavërtetë. Isha i bindur që komentet e mia ishin të sakta, bazuar në hulumtimin tim në vitet 1980. Tani duhet të rishikoj çdo gjë dhe të hulumtoj dëshmitë.

A i pranoni së paku të drejtat universale të njeriut?

Kur u deklaruan të drejtat e njeriut në Francë, me dhjetëra mijëra u vranë përgjatë Francës. Kur të drejtat e njeriut konsiderohen një rend objektiv që të zbatohet nga shteti, vazhdimisht ka politika anti-Krishtere. Kur është në pyetje ruajtja e lirisë së vetëdijes së individit kundër shtetit demokratik, atëherë të drejtat e njeriut kanë një funksion të rëndësishëm. Individi ka nevojë për këto të drejta kundër një shteti që sillet si një vigan. Por, koncepti i krishterë i shtetit është i ndryshëm, andaj teoritë e krishtera të të drejtave të njeriut theksojnë që liria nuk është një fund në vetvete. Thelbi nuk është liri prej diçkaje, por liri për diçka. Përgjithmonë.

Deklaratat tuaja dhe shfuqizimi i shkishërimit ka ndezur protesta përreth botës. A mund ta kuptoni këtë?

Një intervistë e vetme në televizionin suedez ka dominuar lajmet me javë të tëra në Gjermani?! Po më befason. A ndodh kjo me të gjitha shkeljet e ligjit në Gjermani? Vështirë. Jo, unë jam vetëm mjeti këtu, në mënyrë që të veprohet kundër SSPX-së (Shoqërisë Shën Piu X) dhe Papës. Siç duket, katolicizmi majtist i Gjermanisë ende nuk ia ka falur Ratznigerit që është bërë Papë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›