E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Eto`o kalon te Anzhi

Klubi nga Rusia, Anzhi e ka zyrtarizuar blerjen e kamerunasit të Interit, Samuel Eto`o. Ai do të fitoj tek klubi i pasur rreth 400 mijë euro në javë duke e bërë këtë lojtarin që paguhet më së shumti në botë. Klubi nga Dagestani do ti paguajë Interit rreth 25 milionë euro dhe ai ka nënshkruar për tre sezone.

"Sot një marrëveshje është arritur ndërmjet të dyja klubeve për transferimin e Samuel Eto. Termat e transferimit janë arritur plotësisht nga të dyja klubet"  thuhet në deklaratën e Anzhit.

Testet mjekësore do të bëhen nesër ndersa Samuel do të nisë stërvitjet kundër FC Rostov.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›