EULEX-i nuk jep detaje për hetimet në veri
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit nuk ka dhënë gjatë së martës detaje për hetimet të cilat ky mision është duke i zhvilluar lidhur me ngjarjet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës më 26 korrik.
Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, tha se për shkak të zhvillimit të hetimeve nuk mund të publikohen të dhënat që flasin për numrin e të dyshuarve, personave të intervistuar dhe të dëshmitarëve.
Hawton bëri të ditur se lidhur me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ka tashmë të dyshuar dhe se janë zhvilluar disa intervista me dëshmitarë të caktuar. Megjithatë, ai nuk dha ndonjë afat kohor se kur mund të priten rezultate konkrete për këto hetime.