E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Laho: Gramozi, reformim në çdo drejtim

Nga Kristi Lilo

Klubi kolonjar do të reformohet në të gjitha drejtimet gjatë vitit 2012. Këtë vendim ka marrë kryebashkiaku Ali Laho, I cili ka deklaruar se  brenda një kohe të shkurtër, një grup specialistësh futbolli do të hartojnë strategjinë e riorganizimit të klubit. Gjithçka bëhet me qëllimin që klubi Gramozi të funksionojë sipas rregullave të vendosura nga UEFA.

Ndryshimet janë të domosdoshme, – thekson kryebashkiaku Laho, – sepse i shërbejnë përmirësimit të klubeve të futbollit funksionimit të tyre sa më mirë në kushtet e ekonomisë së tregut. Synimi kryesor gjatë këtij viti është që klubi ynë të jetë model në të gjitha drejtimet. Rregullja do të ripunohet dhe do tu prezantohet futbollistëve e trajnerëve javën e ardhshme.

Një ndryshim tjetër lidhet me shlyerjen në kohë të pagesave për futbollistët dhe trajnerët. Është e nevojshme të rishikohen me vëmendje të gjitha kontratat, që futbollistët aktualë kanë lidhur me klubin në fillim të sezonit. Ato do të respektohen, që do të thotë se futbollistët do të përfitojnë pagesat që u takojnë, por për pjesën e mbetur duhet të japin maksimumin, që të përftojnë 100% të diferencës.

Kryebashkiaku Laho sqaron më tej se ekipi do të sistemohet në kushte tepër komode, pasi për këtë gjë janë marrë masat. Klubi kolonjar ka siguruar edhe bazën materiale për të gjithë ekipet, pasi është vendosur të ristrukturohet edhe sistemi zinxhir. Është momenti që të investojmë për të rinjtë, që garantojnë të ardhmen e ekipit të parë. Do të interesohemi për përfundimin e fushës së re, që ka filluar një vit më parë, – përfundon kryebashkiaku Laho.

Lëvizjet Në ditën e dytë të stërvitjes, te kolonjarët ka pasur një dyndje lojtarësh, të cilët kërkojnë të veshin fanellën e Gramozit në fazën e dytë. Numri i lojtarëve ka arritur në 24, por nga stafi drejtues mësohet se të gjithë do të qëndrojnë disa ditë në prove. Emrat që konfirmohen nga stafi drejtues janë portieri Nikolin Bello dhe mesfushori Ervis Ismolli.

Ky i fundit ka qenë pjesë e kolonjarëve edhe sezonin e kaluar, por dhe kur Gramozi u ngjit në superligë. Sipas trajnerit Qirjako, shumë emra të tjerë pritet ti bashkohen ekipit, falë interesimit të madh të presidencës kolonjare dhe kryebashkiakut Laho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›