E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Falcao në Atletico Madrid

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 11:28

Lajmi ishte në pritje por tani është bërë zyrtar. Radamel Falcao është futbollist i ri i Atletico Madridit.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka transferuar sulmuesin kolumbian nga Porto për një shifër prej afro 40 milionë eurosh.

El Tigre ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Atletico Madridin. Ai sezonin e kaluar shënoi 17 gola në Europa League në rrugëtimin e suksesshëm të skuadrës së tij drejt trofeut, ndërsa u shpall edhe kampion i Portugalisë dhe fitues i Superkupës.

Falcao gjatë këtij afati kalimtar të verës ishte kërkuar edhe nga Inter e Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›