E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Ibrahimoviç i bashkohet Milanit


Zlatan Ibrahimovici është lojtar i Milanit dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin italian.

Mundimi i Adriano Gallianit për të siguruar shërbimet e tashmë ish-sulmuesit të Barcelonës, doli i suksesshëm, pasi Milani arriti të transferojë njërin nga sulmuesit më të mirë në botë, i cili e pati të vështirë të përshtatej në lojën e Barcelonës.

"AC Milan dëshiron të njoftojë se ka transferuar Zlatan Ibrahimovicin nga Barcelona në formë huazimi, me të drejtën për ta blerë atë pas sezonit 2010/2011, për shumën prej 24 milionë eurosh. Ai do t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të hënën dhe pastaj do ta nënshkruajë kontratën", shkruhet në faqen zyrtare të Milanit.

Ndërkohë, Ibra tha se "Milani është një nga skuadrat më të mira në botë" që ka një sulm fantastik, duke shtuar se është transferuar te kuqezinjtë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe Scudetton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›