Ancelotti i kënaqur me ekipin e tij

Carlo Ancelotti beson se skuadra e tij nuk ishte në ditën më të mirë ndaj Stoke Cityt, por ishte i kënaqur me paraqitjen në pjesën e parë.
"Unë jam i kënaqur që ishim në gjendje të bëjmë më të mirën. Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë. Ne nuk kemi pasur ritëm të lartë në ndeshje, pasi ka pasur shumë rivënie anësore".
"Por, jam i kënaqur që fituam sepse është java para zhvillimit të ndeshjeve me përfaqësueset dhe më pas fillon Liga e Kampionëve", theksoi Ancelotti".