Zyrtare: Kaka futbollist i Milanit
Ricardo Kaka është një lojtar i Milanit. Braziliani do të rikthehet sërish te klubi kuqezi pas dy vjetësh me Realin, duke pranuar propozimin e klubit nga Miranello.
Akordi me Real Madrid ishte arritur pas takimit kokë më kokë të Adriano Galliani-t dhe Florentino Perez. Lojtari vjen me parametra zero, pas 4 sezonesh tepër zhgënjyese me “Merengues”-it.
Në orët e ardhshme, fantazisti do të rikthehet në Milano dhe do të bëhet gati për skuadrën e drejtuar nga Allegri. Dy vjet kuqezi, pas atyre viteve të mrekullueshme me këtë fanellë, me të cilën u shpall edhe fitues i “Topit të Artë”. Një goditje e bujshme për Milanin, rikthimi i Kaka, kjo sepse Allegri kishte paralajmëruar se ekipi kishte nevojë për aspektin tekniko-taktik.
Nga ana tjetër, më herët është thënë se Galliani dëshironte ta transferojë brazilianin vetëm për gjashtë muaj dhe më pas ai do të kalonte te LA Galaxy, kurse në Janar te Milani do të shkonte Keisuke Honda. Sido që të jetë, pritet konfirmimi zyrtar i këtyre spekulimeve.
Zëvendëspresidenti i Milanit ka thënë për Gazzetta dello Sport se akoma nuk janë sqaruar detajet personale me futbollistin por për të do të jetë gati një kontratë dy vjeçare.
Sa i përket financave, Milani e bleu për 8,5 milionë euro në 2003, e shiti te Real për 67,2 milionë në 2009 dhe e ri-blen tashmë por me kosto zero.