E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raikkonen triumfon në Belgjikë

Kimi Raikkonen, piloti I Ferrarit është fitues I garës së Formula 1 për cmimin e madh të Belgjikës qe u zhvillua në Spa-Franchorchamps. Kjo është fitorja e tretë me rradhë e Raikkonen në Belgjikë, kurse pas tijë sot në pozitën e dytë ishte Felipe Massa kurse I treti Fernando Alonso I Mclaren Mercedes I cili zvogloi epërsinë ndaj liderit aktual Hamilton në dy pikë, ku ky I fundit ishte I katërti.
Në tri xhiro para përfundimit të sezonëit ne F1 kryeson Hamilton me 97 pikë, I dyti është Alonso me 95, I treti Raikkonen 84 dhe vijon Massa me 77 pikë.
" Kjo është pista ime e preferuar, kështu ishte edhe para se të fillojë të vozit në F1. Për fat të keq më duhen edhe shumë për triumf të përgjithshëm mirëpo ende jemi në garë dhe shpresoj të dal I suksesshëm" – ka deklaruar Raikkonen pas përfundimit të garës.
Në konkurencën e konstruktorëve pas ndëshkimit të McLaren , Ferrari siguroi titullin me 161 pikë.
Gara e Formula 1 e zhvilluar në Belgjikë ishte edhe e fundit në Europë, tri garat e mbetura të kampionatit zhvillohen në Japoni, Kinë dhe Brazil..
Image Hosted by ImageShack.us
Image Hosted by ImageShack.us
Image Hosted by ImageShack.us

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›