E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo ikën, nis “era” Shuster

Fabio Kapelo jetoi dje 24 orët e fundit si trajner i Realit të Madridit. Të paktën kështu e përcaktoi shtypi spanjoll. Sipas të përditshmes sportive "As", bordi drejtues i shoqërisë madrilene pritet të zyrtarizojë edhe lamtumirën e teknikut italian, pavarësisht se Kapelo ka një kontratë deri në vitin 2009. Për qëndrimin e Fabios, sipas gazetës spanjolle, i vetmi mbështetës është drejtori sportiv Mijatovic, një nga aleatët e paktë që ai kishte në Madrid. Në bankinën e Realit do të nisë "era" Shuster, trajnerit gjerman që mbylli sezonin me Getafen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›