E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi per Liverpool: Tifozet, plan blerje per klubin

Klara Asqeriu - Top News
Tifozët e famshëm të Liverpulit kanë nisur një plan ambicioz për të blerë klubin e tyre të zemrës, që aktualisht është në pronësi të dy biznesmenëve amerikanë. Fansat e ekipit të ‘Anfild Roud' janë tejet të pakënaqur nga menaxhimi i klubit dhe për këtë kërkojnë të heqin qafe dy pronarët Xhillet dhe Hiks, për të blerë aksionet me një kontribut kolektiv nga të gjithë ata që simpatizojnë ‘Reds'. Një gjë e tillë nuk është e re në Angli, pasi vetëm pak ditë më parë ishte klubi modest ‘Ebsflet' që ra në duart e tifozëve, të cilët dhanë fondet e nevojshme për financimin. Kështu tifozët mitikë të Liverpulit kanë menduar një kopje të planit për të zëvendësuar aksionerët amerikanë, të cilët blenë në 2007 klubin. Plani konsiston në sigurimin e parave të nevojshme për një stadium të ri dhe mbështetjen e fansave nga e gjithë bota për të dhënë një shumë të vogël, që të bëhen aksionerë të ekipit. Detajet e planifikuara nga disa tifozë të Liverpulit që mbajnë dhe poste zyrtare, do të bëjnë që cdo fans të japë rreth 5 mijë paund. Ankandi është hapur dhe tashmë ofertat janë të shumta. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›