Merkel dhe Erdogan kerkojne integrim me te mire te emigranteve

Merkel theksoi se nuk behet fjale per asimilim por per integrim. Ketu ben pjese mesimi i gjuhes gjermane ne menyre qe para se gjithash te rinjte turq te kene shanset e barabarta me te rinjte gjermane
Kryeministri turk Recep Tayyp Erdogan i cili kishte ardhur ne Berlin per te pare ndeshjen e futbollit Gjermani-Turqi te vlefshme per Kampionatin Evropian 2012 u prit te shtunen 9.10.2010 nga Kancelarja gjermane Angela Merkel CDU. Me kete rast ata biseduan edhe rreth debatit per integrimin ne Gjermani.
Merkel theksoi se nuk behet fjale per asimilim por per integrim. Ketu ben pjese mesimi i gjuhes gjermane ne menyre qe para se gjithash te rinjte turq te kene shanset e barabarta me te rinjte gjermane. Behet fjale per pjesemarrjen ne shoqerine tone mbi bazen e parimeve te shoqerise sone - tha Merkel pas takimit.
Kryeministri turk perseriti edhe nje here qendrimin e tij sipas te cilit asimilimi eshte nje krim kunder njerezimit. Njekohesisht ai u beri thirrje turqve qe jetojne ne Gjermani qe te integrohen ne shoqerine gjermane. Behet fjale per respektin ndaj nje shoqerie menyres se te jetuarit dhe vlerave te saj. Integrimi eshte i nevojshem ne menyre qe te jete e mundur bashkejetesa paqesore - shtoi Erdogan. Njekohesisht ai shtoi se ne kete drejtim ka ende deficite. Keshtu qe te dyja vendet duhet te mendohen se cfare mund dhe duhet te behet ende. Erdogan i cili vjen nga partia islamiste e moderuar AKP ne pushtet e cmoi lart deklaraten e Presidentit gjerman Christian Wulff sipas se ciles edhe feja islame eshte pjese e Gjermanise.
Merkel terhoqi vemendjen per nje bilanc kritik per integrimin e emigranteve. Per te theksuar problemet e ekzistuese bilanci do te behet ne tetor te vitit 2011 me rastin e 50-vjetorit te nenshkrimit te marreveshjes gjermano-turke per pranimin e punetoreve sezonale nga Turqia ne Gjermani.
Erdogan e luti Kancelaren gjermane qe te angazhohet per perparimin e negociatave per anetaresimin e Turqise ne Bashkimin Evropian dhe per lehtesimin e regjimit te vizave per biznesmenet artistet dhe studentet. Merkel permendi te ashtuquajturin Protokollin e Ankarase si pengesen aktuale per zvarritjen e negociatave. Ky protokoll percakton zgjerimin e unionit doganor ne mes te BE-se dhe Turqise ne te gjitha shtetet e reja anetare pra edhe ne Qipro. Keshtu Bashkimi Evropian kerkon nga Turqia qe ajo te hape portet detare dhe aeroportet per anijet dhe avionet qipriote. Ankaraja refuzon kete kerkese te BE-se per shkak te kufizimeve tregtare ndaj pjeses qipriote turke. Atje turqit qipriote kane shpallur shtetin e tyre i cili eshte njohur dhe pranuar vetem nga Turqia. Pjesa jugore e ishullit e banuar me greke qipriote eshte nga viti 2004 anetare e BE-se dhe deshiron te bllokoje pranimin e Turqise ne BE per aq kohe sa Qiproja do te jete e ndare. Prandaj te dyja palet duhet te levizin nga qendrimet e tyre. Ajo sinjalizoi se ne janar do te udhetoje per ne Qipro per te pare nga afer nese Gjermania mund te luaje ndonje rol ndermjetesues. Merkel e theksoi qarte se mbetet i hapur rezultati i negociatave per anetaresimin e Turqise.