E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjte nisen te copetuar drejt Bjellorusise

Dje ne mesdite kuqezinjte u nisen drejt Minskut. Cana mungon ndaj Bjellorusise.

Loja e forte dhe me zemer ndaj boshnjakeve ka pasur anen tjeter te medaljes per perfaqesuesen kuqezi e cila u nis dje drejt Minskut me shume mungesa te rendesishme.

Lorik Cana pesoi nje demtim serioz ne kavilje gjate pjeses se dyte dhe rezultati i proves se djeshme ishte negativ per mesfushorin. Se bashku me demtimin e Debatik Currit kombetarja shkon ne Bjellorusi praktikisht pa qendren titullare te mbrojtjes. Nje tjeter mungese e rendesishme eshte edhe ajo e Erion Bogdanit. Sulmuesi i Cezenes ndaj Bosnjes mori nje karton te verdhe keshtu qe eshte i pezulluar per sfiden e se martes.

Beqiri dhe Teli ne balotazh

Sikur te mos mjaftonte demtimi ne ligamente i Debatik Currit stafi teknik i Shqiperise duhet te mendoje edhe per zevendesimin e Lorik Canes i cili ka qene shpirti dhe trajneri i Shqiperise ne fushe ndaj boshnjakeve. Dy lojtaret kryesore te mbrojtjes jane mungesa shume cilesore qe nuk mund te zevendesohen nga stoli aktual i kombetares. Gjithsesi dyshja Kuzhe-Mustedanagic nuk ka zgjidhje tjeter. Lojtaret ne dispozicion per te luajtur ne vend te Canes jane Elvin Beqiri Admir Teli dhe Endri Vrapi. Nga ana tjeter Armend Dallku me mbulimin qe i beri Edin Xhekos te premten mbrema do te jete patjeter ne qender te mbrojtjes por mbetet enigme se cili mund te rreshtohet krah tij. Beqiri dhe Teli te dy futbolliste shkodrane qe luajne ne Azerbajxhan e kane qendren e mbrojtjes rol natyral keshtu qe ne mungese te Canes njeri prej tyre do te jete pjese e formacionit baze.

Kapllani zevendesi i Bogut

Nje tjeter mungese e rendesishme per skuadren tone kombetare do te jete edhe Erion Bogdani i cili nuk do te luaje ne Bjellorusi pasi ka marre kartonin e dyte te verdhe me Bosnjen. Shtatlarti i Cezenes edhe dje ka qendruar i grumbulluar me kombetaren ne Durres por nuk pritet te udhetoje drejt Bjellorusise. Shqiperia prite ta nise me nje sulmues ndeshjen e radhes per te pasur me shume siguri ne prapavije edhe per shkak te mungesave shume cilesore. Hamdi Salihi mbetet zgjedhja e pare e ndersa Edmond Kapllanit mund ti rezervohen shume minuta loje.

F B H -/- Pike

1 Franca 2 0 1 3 6

2 Shqiperia 1 2 0 1 5

3 Bjellorusia 1 2 0 1 5

4 Bosnja-H. 1 1 1 14

5 Rumania 0 2 1 -2 2

6 Luksemburgu0 1 2 -4 1

Takimet e radhes

12.10.2010 Bjellorusi ndash Shqiperi St.Dinamo Stadion Minsk

12.10.2010 France ndash Luksemburg Stade Municipal Saint-Symphorien Metz

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›