E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtarë amerikanë thonë se udhëheqësi i al-Kaidës në Irak nuk është kapur

Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Irak thonë se udhëheqësi i al-Kaidës në Irak nuk është kapur.

Zyrtarët hodhën poshtë njoftimet e një zëdhënësi të Ministrisë së Brendëshme irakiane, i cili tha në televizionin irakian dje se forcat e Irakut kishin kapur Abu Ajub al-Masrin gjatë një bastisjeje në qytetin verior të Mosulit.

Al-Masri, i cili njihet edhe me emrin Abu Hamza al-Muhaxhir,  mori komandën e al-Kaidës në Irak nga Abu Musab al-Zarkaui pasi ekstremisti jordanez u vra në sulmet e aviacionit amerikan në qershor të vitit 2006.

Vitin e kaluar, forcat irakiane njoftuan se al-Masri ishte vrarë në luftime në veri të Bagdadit.  Por al-Kaida në Irak e kundërshtoi atë njoftim duke publikuar një audio kasetë me zërin e ekstremistit të lindur në Egjipt.

Ndërkohë, muajin e kaluar, një mesazh, që u tha se ishte rregjistruar nga al-Masri, kërcënonte për një fushatë të re sulmesh kundër trupave amerikane, madje u zotua të ekzekutonte me prerje koke një ushtar amerikane.    (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›