PDK, dy kryetarë në qeveri. Berisha thumbon rivalët
Kryeministri Berisha ka kryqëzuar me batuta ironie demokristianët në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Lufta mes PDK-së ka vazhduar edhe në selinë e Kryeministrisë, mes Anton Gurakuqit, Zef Bushatit dhe Nard Ndokës. I pari që është hedhur në sulm ka qenë ministri i Shëndetësisë, duke uruar me ironi zëvendësministrin e Jashtëm për zgjedhjen si kryetar i PDK-së. Si përgjigje, Ndoka ka marrë një buzëqeshje të shoqëruar nga fjalët "ka ardhur koha të ikësh". Ministri i Shëndetësisë, kohët e fundit, është vënë nën shënjestrën e të gjithëve, ndërkohë që rivalët e vërtetë politikë të tij ai këtë herë i kishte përballë dhe përkrahë vetes në mbledhjen e djeshme, që nuk dukej aspak e qetë dhe normale për të. Megjithatë, për të treguar se ka gjithçka nën kontroll brenda partisë së tij, Ndoka ka vijuar breshrin e batutave, duke u shprehur se "fotografoni dy zv/ministrat se po i shikoni për herë të fundit në mbledhjen e qeverisë". Në të njëjtën monedhë i është përgjigjur edhe kryetari i ri i PDK-së, Anton Gurakuqi, i cili përpos fakteve mediatike ka depozituar në Kryeministri kërkesën për largimin e Nard Ndokës nga qeveria, për shkak se PDK-ja nuk përfaqësohet më me deputetin Ndoka dhe se kongresi i jashtëzakonshëm ka zgjedhur me 276 vota pro, Anton Gurakuqin si kreun e ri të demokristianëve.
"Lufta" e PDK-së para Berishës
Një ditë më parë, shefi i qeverisë u shpreh se ishte i painformuar në lidhje me atë që po ndodhte brenda Partisë Demokristiane. Por vetëm dje, Kryeministri Berisha pa me sytë e tij se deri në cilën pikë kishte shkuar konflikti brenda PDK-së.
"Këta zihen në partinë e tyre dhe shtojnë nga një karrige te mua", u shpreh Berisha, duke iu referuar pranisë masive të demokristianëve brenda sallës ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë.
Demokristianët përfaqësohen në qeveri me dy kryetarë partie.
Dy kryetarët e PDK-së përplasen si gjelat në mbledhjen e qeverisë. Kryetari i sapozgjedhur nga kongresi i jashtëzakonshëm i demokristianëve, Anton Gurakuqi, dhe kryetari tjetër, Nard Ndoka, kanë qenë të pranishëm dje në mbledhjen e qeverisë. Prania e demokristianëve dje në qeveri të sjell në mendje një fakt që vështirë se nuk të bie në sy, që qeverinë tashmë po e drejton PDK-ja dhe jo PD-ja. Duket se pak nga pak demokristianët po i marrin kalanë nga brenda Kryeministrit Berisha, i cili duke tentuar të qëndrojë jashtë konflikteve të partisë së tij aleate, po lejon të dëmtohet imazhi i qeverisë që ai drejton. Gërdeci, lufta brenda PDK-së dhe një zv/kryeministër i munguar, janë problemet më të lehta që rëndojnë në kurrizin e kabinetit "Berisha". Gjatë mbledhjes së qeverisë nuk kanë munguar as batutat e ministrit të Arsimit, mbi ish-deputetin e PDR-së, Nard Ndoka, duke i thënë se "je bërë reformatoro-demokristian". Nga ana tjetër, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ndoka ka bërë me dije se "do t‘i kërkoj kongresit votëbesimin dhe Këshillit Kombëtar një reflektim ndaj situatave të pakëndshme të krijuara nga individë, që pasi morën pushtet të pamerituar si përfaqësues të PDK-së, kërkojnë të dëmtojnë këtë parti". Në krahë të Ndokës renditen deputetët Ndue Shpani, Jak Ndokaj, Tom Doshi, Ymer Tola, Hamit Kosta dhe Frrok Gjini.
Batutat
Ndoka: Bëjuni foto zv/ministrave, se i keni për herë të fundit në qeveri.
Gurakuqi: Fotografoni Ndokën se ikën fare. Mua do më keni ministër.
Pollo: Je bërë reformatoro-demokristian.
Berisha: Këta zihen e shtojnë nga një karrige në qeveri. Nuk ka pasur ndonjëherë prezencë më të gjerë demokristianësh në qeveri.
Berisha, mbledhje me zëvendësministrat
Ministrat e kabinetit "Berisha" nisin pushimet që në ditët e para të muajit muaj. Gjashtë prej anëtarëve të qeverisë kanë munguar në mbledhjen e djeshme, duke u zëvendësuar nga zëvendësministrat e tyre. Kriza që ka përfshirë demokristianët i ka detyruar të dyja kampet rivale të PDK-së të shkojnë në mbledhjen e qeverisë me qëllim për të biseduar me Kryeministrin Berisha në lidhje me kërkesat e tyre. Ndërsa kampi blu, qetësisht ka nisur ante-prima pushimet verore. Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Jemin Gjana, Ylli Pango, Lufter Xhuveli dhe Genc Ruli kanë munguar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.