Ku gabon z. Gjinushi
Në një intervistë të djeshme z. Gjinushi, përveç racionalitetit që e karakterizon, rreket të dalë edhe në disa konkluzione që edhe ai vetë e di se janë të gabuara. Si gjithmonë ai shpreh rezervat e tij të njohura ndaj LSI-së dhe kjo është një e drejtë që sikurse çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë i ishte garantuar nga Kushtetuta. Them i ishte garantuar, pasi me ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në errësirën e natës së 21 Prillit, z. Gjinushi, sikurse të gjithë shqiptarët, nuk e ka më këtë të drejtë, pasi atë ua mori Berisha.
Z. Gjinushi gjithashtu nuk duhet të harrojë se nga kjo e drejtë, atë dhe të gjithë shqiptarët nuk i zhveshi vetëm Berisha, por edhe aleati i tij kryesor, Partia Socialiste, e cila në bllok dhe e palëkundur në marrëzinë e saj, i atribuoi Berishës Kryeministër të gjitha fuqitë dhe pushtetet që ai nuk i mori dot me projektin e tij famëkeq të vitit 1994, çka e detyroi edhe z. Gjinushi në atë kohë të largohej nga koalicioni më i panatyrshëm dhe më i pakuptimtë për një forcë politike të majtë. Madje për habinë e të gjithëve, ai e konsideron këtë puç ndaj Kushtetutës si një kompromis politik mes dy aleatëve të tij, PD-së deri në vitin 1994 dhe PS-së nga ajo ditë e më pas, kompromis me të cilin ai nuk është dakord, por që tashmë e konsideron si një fakt të kryer ndaj të cilit s‘kemi se ç‘të bëjmë më. Kjo është një logjikë disfatiste që nuk i ka hije një të majti të vërtetë, i cili nuk mund t‘i nëpërkëmbë idealet e tij në kurriz të një kompromisi apo aleance politike, qoftë kjo edhe me Partinë Socialiste.
Z. Gjinushi nuk duhet të harrojë se ishte kjo Kushtetutë që 115 të marrë e përçudnuan në mënyrën më antidemokratike, e cila garantoi daljen e vendit nga kaosi ligjor e social në të cilin e la regjimi i Berishës gjatë viteve ‘92-‘97. Ishte kjo Kushtetutë që i hapi rrugë reformave më të rëndësishme që mundësuan ringritjen e shtetit të djegur e të shkatërruar që la pas Berisha me bëmat e tij. Ishte kjo Kushtetutë që garantoi stabilitet e forcimin e shtetit ligjor, e cila siguroi edhe tranzicionin e qetë politik, edhe nënshkrimin e MSA-së, edhe marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.
Prandaj z. Gjinushi nuk mund të keqinterpretojë faktet e për më keq të akuzojë për përçarje LSI-në, e cila gjatë gjithë kohës ka qenë mjaft konstante dhe e sinqertë në qëndrimet e saj, madje edhe në rastet që kryetari i PSD-së i shet si rrëshqitje të saj. Është e vërtetë që LSI-ja ka kërkuar reformë të thellë të sistemit zgjedhor. Është gjithashtu e vërtetë që LSI-ja ka mbështetur pa asnjë rezervë shmangien e konfliktit të interesit në sistemin e drejtësisë. Është gjithashtu e vërtetë se për përmbushjen e këtyre qëllimeve madhore për demokracinë dhe funksionimin e shtetit jemi takuar edhe me kundërshtarët tanë, përfshirë edhe vetë z. Berisha. Por. z. Gjinushi nuk duhet të harrojë se këtë e kemi bërë nën dritën e diellit dhe në sytë e të gjithë shqiptarëve e përballë kamerave të medias së lirë dhe aspak në kulisa e tradhti ndaj interesave të shqiptarëve, lirive dhe të drejtave të tyre, demokracisë e integrimit të vendit, pasi paçavurja që na shitet si arritje e madhe konsensuale nuk është gjë tjetër veçse devijim skandaloz nga uniteti opozitar aq shumë i munguar për shkak të mungesës së sinqeritetit dhe partneritetit që PS-ja e kërkon sa herë është në hall e që e nëpërkëmb sa herë që kalon lumin.
Z. Gjinushi, si një racionalist i njohur që është, gjithashtu nuk duhet të gabojë kur merret me rolin e LSI-së, pasi duhet ta mbajë mend qartë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, sistemi zgjedhor, por edhe funksionimi i sistemit të drejtësisë e shmangia e konfliktit të interesit ishin ndër temat kryesore të fushatës tonë elektorale, për të cilat populli na votoi me mbi 120 mijë vota në 2005. Edhe për humbjen e së majtës z. Gjinushi përsëri gabon kur mendon se kjo erdhi për shkak të LSI-së. Është e vërtetë se dolëm më vete në zgjedhje dhe konkurruam kudo me dinjitet e integritet. Është gjithashtu e vërtetë se kandidatët e PS-së në mjaft raste humbën edhe për shkak të kësaj konkurrence. Por, askush nuk duhet të harrojë se LSI-ja garoi e vetme, në kushte tërësisht diskriminuese e të pafavorshme. Votat e saj u numëruan nga komisionerë të shitur, që bënë gjithçka për ta dëmtuar. Nëse do t‘i bëjë llogaritë siç duhet, z. Gjinushi do të kujtohet se mbi 15 kandidatë socialistë, aleatë të partisë së tij, nuk humbën për shkak të LSI-së, por për shkak të atyre 200 a 300 votave që mori nëpër zona edhe PSD-ja apo partnerë të tjerë të PS-së, që sot ndodhen djathtas.
Dhe mbi të gjitha, shqiptarët e kanë shumë të qartë se pushtetit të PS-së i erdhi fundi nga kalbëzimi i tij i brendshëm, nga korrupsioni dhe monopolet, nga klientelizmi dhe abuzimi me pushtetin, nga autoritarizmi e nga gërryerja morale. Populli ka një shprehje mjaft të bukur: "Ǒtë mbjellësh, do korrësh", ndaj humbja e PS-së ishte rrjedhojë logjike e sistemit okult që ajo ngriti. Mbrojtja e Kushtetutës nuk është aspak përçarje, por një qëndrim parimor i respektueshëm, legjitim e i moralshëm. Ndryshimi i saj nëpër kulisa është shprehja më e dënueshme e një politike amorale që duhet të marrë fund.