Zyrtarët e Hipotekës, hetim 20 dosjeve të tokave
LUSHNJE - Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimin për 20 dosje të pronave me të cilat kanë punuar më parë zyrtarët e Hipotekës, që u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës. Dyshohet që këto dosje të jenë falsifikuar nga punonjësit e ZRPP-së. Burime nga prokuroria bënë të ditur se do të shqyrtohen me imtësi të gjitha dokumentet që ndodhen brenda tyre, përfshirë këtu edhe materialet e noterizuara. Hetimi në fjalë pritet të nxjerrë në një konkluzion të qartë e ndoshta përfundimtar të punonjësve të implikuar në këtë falsifikim. Ndërkohë, mësohet se do të bëhen matje të reja për sipërfaqet e tokës për të cilat zyrtarët dyshohet se kanë falsifikuar. Shkak për arrestimin e Agim Kojkut, 37 vjeç, me detyrë zv/regjistrues në Hipotekën Lushnjë, Servet Musakut, 59 vjeç, hartografist në këtë zyrë dhe Agim Prendit, 45 vjeç, janë bërë pas kallëzimit të qytetarëve lidhur me dokumentacionin e tokës. Pikërisht këto ankesa kanë bërë që grupi hetimor të nisë verifikimin e të finalizohet me arrestimin e tre zyrtarëve.
Burime të prokurorisë bënë të ditur se është arritur të provohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumente, duke tjetërsuar pronat e shpërdoruar kështu detyrën. m.r