E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naomi Kembëll dëshiron të bëhet nënë dhe të tërhiqet nga pasarelat



Edhe pse është 38 vjeçe, është ende një nga topmodelet më të vlerësuara dhe të kërkuara në botë. Naomi Kembëll po mendon seriozisht të tërhiqet nga pasarelat. Përjashtim në këtë rast do të bënin vetëm evenimentet e bamirësisë, të cilave do të vazhdonte t’u thoshte “po”. Pantera e Zezë është tërësisht e dashuruar me miliarderin rus Vladislav Dorodin, i cili është vlerësuar si Donald Tramp rus dhe dëshiron që të shtojë numrin e pjesëtarëve të familjes. “Vitin tjetër bëhen plot 25 vjet që ec në pasarelat më të famshme të botës”,- është shprehur Naomi për revistën “Hello!”. Por jam femër dhe do të më pëlqente të bëhesha nënë një ditë”. Kempbëll aktualisht jeton në Moskë me të fejuarin por pranon se i mungon shumë Britania e Madhe dhe çokollata angleze që për të është më e shijshmja në botë. Supermodelja e konsideron veten me fat pasi në këtë periudhë të jetës është mjaft e lumtur dhe e realizuar. Historia me Dodorin shkon për së mbari dhe miliarderi për Naomin bën marrëzira çdo ditë. Prova më e fundit ka të bëjë me një vilë luksoze në Rio De Zhaneiro të cilën ia ka bërë dhuratë dhe ka kushtuar 18.5 milionë dollarë. Çifti e përdor këtë shtëpi kur u duhet të rrinë në Brazil për pushime ose thjesht një udhëtim pune. Tashmë nuk na mbetet veçse të presim se kur do të bëhet realitet ëndrra e Naomit.

30 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›