E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensioniste, kur t'i terhiqni shperblimet

Shperblim edhe per kategorite qe marrin pension te parakohshem

Duke filluar nga dita e sotme, te gjithe pensionistet do te mund te terheqin ne sportelet e postes shperblimin e vitit te ri prej 5 mije lekesh. Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka shperndare prane zyrave te postes urdherpagesat per shperndarjen e ketij shperblimi dhe gjithcka eshte gati qe te filloje shperndarja. Jane mbi 550 mije pensioniste qe do te perfitojne kete shperblim. Kete vit ky shperblim do te shperndahet edhe per personat qe marrin pension te parakohshem per vjetersi sherbimi si ushtarake, punonjes te Policise se Shtetit dhe te Sherbimit Informativ Shteteror. Duke filluar nga dita e neserme, deri me 30 dhjetor, keta perfitues do te marrin 5 mije leke shperblim per festat e fundvitit. Per te mos krijuar probleme ne shperndarjen e pensioneve, si dhe perfundimin e dhenies se ketij shperblimi, ISSH-ja ka hartuar nje grafik, i cili do te mundesoje shperndarjen pa probleme te tij. Sipas ketij grafiku, pensionistet do te marrin pensionin ne daten e caktuar, si dhe shperblimin perkates, nderkohe qe pas ores 13.00, do te jepet pensioni per ata pensioniste qe u ka kaluar data e pensionit. Duke filluar nga data 23 dhjetor do e marrin personat qe kane daten e terheqjes se pensionit, ndersa pas ores 13:00 do te marrin shperblimin pensionistet qe e kane marre pensionin ne daten 1, 2 dhe 3 dhjetor. Pra, me kete grafik do te punohet deri ne perfundimin e shperndarjes se mases prej 5 mije lekesh deri ne fund te muajit dhjetor, qe shperblimi te merret nga pensionistet para festave te fundvitit. Instituti i Sigurimeve Shoqerore thekson edhe njehere se asnje prej pensionisteve nuk duhet te shqetesohet, pasi do te mund te marre para vitit te ri shperblimin e percaktuar nga qeveria. Gjithashtu, theksojme edhe nje here faktin se, te gjithe ata qe nuk do te arrijne ta terheqin shperblimin gjate ketyre diteve, do te mund ta terheqin ate kur te marrin pensionin gjate muajve ne vazhdim.

Risia

Per here te pare, kete vit ky shperblim do te shperndahet edhe per personat qe marrin pension te parakohshem per vjetersi sherbimi si ushtarake, punonjes te Policise se Shtetit dhe te Sherbimit Informativ Shteteror.

Grafiku i shperndarjes:

23 dhjetor dhe datat 1, 2 dhe 3 dhjetor

24 dhjetor dhe datat 4, 5 dhe 6 dhjetor

25 dhjetor, dhe datat 7, 8 dhe 9 dhjetor

26 dhjetor dhe datat 10, 11 dhe 12 dhjetor

27 dhjetor dhe datat 13,14 dhe 15 dhjetor

28 dhjetor dhe datat 16, 17 dhe 18 dhjetor

29 dhjetor dhe datat 19 dhe 20 dhjetor


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›