"Durres-Kukes", Apeli sot shqyrton dy kerkesat per pushimin e hetimeve
Dosja "Basha" ne 12 janar do te nise procesi gjyqesor. Ne banken e te pandehurve do te ulen, ministri i Jashtem Lulzim Basha dhe drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Andi Toma. Sot ne Gjykaten e Apelit do te zhvillohet procesi gjyqesor, per kundershtimin e vendimit te gjykates se pare ne lidhje me pushimin e hetimeve, vendim i marre me daten 18 nentor te ketij viti. Mesohet se trupi gjykues qe do te shqyrtoje kete proces diten e sotme, do te perbehet nga gjyqtaret Tom Ndreci, Dalip Bushi dhe Zina Sollaku. Sot gjykata do te vendose ne lidhje me kerkesen e te dyja paleve. Nga njera ane do te jete kerkesa e Prokurorise se Pergjithshme, e cila kerkon shfuqizimin e vendimit te Shkalles se Pare, ndersa nga ana tjeter eshte kerkesa e avokatit mbrojtes te Andi Tomes, i cili kerkon lenien ne fuqi te vendimit te dhene nga ana e gjyqtarit Sokol Tona. Rreth nje muaji me pare Armand Teliti, ish i pandehur per dosjen "Durres-Kukes", si dhe Andi Toma, kerkuan nga Gjykata e Tiranes pushimin e hetimeve dhe dergimin e dosjes se tyre ne gjykate. Pas pranimit te kerkeses se dy te pandehurve, prokuroria perjashtoi nga hetimet te pandehurin Teliti dhe Lejla Saraci, qe te dy te akuzuar per shperdorim detyre. Njekohesisht prokuroria mori te pandehur ministrin e Jashtem Lulzim Basha, veprim ky i cili u konsideruar i paligjshem pas ankimit ne gjykate nga ana e Bashes. Sot gjykata pritet te shprehet ne lidhje me kerkesen e bere nga te dyja paleve.