E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ne jemi nje vend i lire

"Ne jemi nje vend i lire, vend demokratik dhe ne nuk bejme asnje hap jashte standardeve, ne menyre kategorike". Kjo ka qene pergjigjja e kryeministrit Berisha, ne lidhje me kundershtite e shprehura nga opozita dhe nga nje pjese e faktorit nderkombetar, per hapjen e dosjeve. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ne menyre te prere, kryeministri theksoi se hapja e dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit ishte nje detyrim ndaj mijera te denuarve te regjimit komunist. Per te, te gjithe qytetaret e vendit qe mund te preken nga ky ligj dhe mendojne se kjo eshte bere ne menyre te padrejte, mund ta ankimojne vendimin e komisionit, prane Gjykates se te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. "Kjo gjykate, tempull i drejtesise per lirite e njeriut, nuk ka pranuar, ne asnje rast, te shqyrtoje ne thelb ligjet e lustracionit, sepse i ka quajtur legjitime. Shoqeria duhet te beje lustracionin", deklaroi Berisha, duke theksuar se ky eshte morali i te drejtes dhe morali i shoqerise se lire. Sipas Berishes, te gjitha gjykatat ne bote, nuk pranojne te marrin ne mbrojtje njerez te inkriminuar pasi kjo eshte ne kundershtim me te gjitha normat morale. "Te gjitha Gjykatat Kushtetuese thone se ka dy probleme, se pari, tjetri te mban peng dhe te manipulon, ne qofte se ke lidhje kriminale. Se dyti, te gjitha Gjykatat Kushtetuese, por edhe ajo e Strasburgut, thone se ne qofte se je ne nje karrige, duhet te kesh integritetin per te pasur besueshmeri", deklaroi Berisha perpara deputeteve demokrate, duke i ftuar ata te votojne kete ligj, i cili ka si qellim te tij kryesor moralin. Sipas Berishes, nuk mund te kete asnje mandat mbi krimin dhe askush nuk mund te dale ne mbrojtje te krimineleve dhe atyre qe i kane duart me gjak, duke paralajmeruar se per ligjin e dosjeve, nuk ka kthim prapa. Edhe per faktin se jane sulmuar ministrat dhe perfaqesues te mazhorances. "Keni sulmuar ne menyren me te rende, por mos harroni se keta njerez jane njerez publike, kane pergjegjesi, kane familjare, kane nje te shkuar dhe ju, i keni lenduar ne menyre shume te pandershme. Sa here me keni kerkuar mua ne Parlament per kete ceshtje dhe me keni thene se, perse nuk e hapja dosjen, perse po e shtyja ligjin, kerkonit te rrezohej qeveria", tha Berisha.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›